Liberalët e Makronit dhe të majtët në Francë po bëjnë çmos për të frenuar ardhjen të nacionalistëve euroskeptikë.

Një numër i paprecedentë prej 218 kandidatësh të tyre për deputetë u tërhoqën nga gara për raundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare, që me përballje të drejtpërdrejta mes kandidatëve është përcaktuese për shumicën e re qeverisëse që pritet të formohet.

Në disa zona elektorale të Francës, kodi zgjedhor parashikon që në raundin e dytë të garojnë deri në 3 kandidatë që në raundin e parë morën më shumë vota.

Kandidatët e tërhequr janë ata që kanë marrë më pak vota në raundin e parë, por janë kualifikuar për në raundin e dytë.

Synimi është që votat e tyre t’i bashkojnë me kandidatin tjetër për të shtuar shanset për fitore përballë përfaqësuesve të Tubimit Kombëtar të Marine Le Penit.

Sondazhet parashikojnë që nacionalistët euroskeptikë kundër emigrantëve të arrijnë pranë gjysmës së 577 deputetëve që ka në total parlamenti francez, e nevojshme për formimin e qeverisë së re.

Në raundin e parë nacionalistët u renditën të parët, të ndjekur nga e koalicioni të majtëve dhe liberalët e Makronit në vend të tretë që pësuar disfatë të rëndë.

Tv Klan