Sfida e fundvitit për kryeministrin Edi Rama është kuici “Të Panjohurit” nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Loja sapo ka filluar dhe e para që vjen përballë tij është këngëtarja Eli Fara.

Kryeministri duhet të gjejë se cili prej 8 identiteteve i përket asaj. Alternativat janë: ka aplikuar për udhëtim në hënë, specialist/e për qifqi, ish mësues/e filloreje, trajner/e e licencuar nga UEFA, dikur stilonte veshje, bojaxhi/e në shtëpinë e vet, fluturon mbi ujë dhe flet me bretkosat.

Rama nis të analizojë secilën prej alternativave dhe shpreh bindje, por një koment i Gjebreas e vendos në dilemë.

Edi Rama: Aplikim për udhëtim në hënë nuk e besoj se Eli është kaq shumë e admiruar në tokë sa s’ka pse shkon në hënë. Specialiste për qifqi nuk e besoj se kam përshtypjen që për Elin gatuan vetëm njeriu i zemrës kështu që Eli vetëm këndon dhe e merr ushqimin nga të afërmit përreth.

Ardit Gjebrea: Atëherë, ish-mësuese në fillore?

Publiku nis të pohojë në kor.

Edi Rama: Nuk jam i sigurt, por trajnere e licencuar nga UEFA nuk ma ha mendja, nuk besoj. Që Eli të marrë furçën të lyejë shtëpinë e vet, më duket pak… megjithatë…

Ardit Gjebrea: Fluturon mbi ujë? Publiku jo.

Edi Rama: Nuk ma ha mendja që Eli fluturon mbi ujë.

Ardit Gjebrea: Që flet me bretkosat?

Edi Rama: Flet me bretkosat dyshoj shumë për Reis Çiçon se ka kaq kohë Reisi që gjithsesi jep lajme për bretkosat, kushedi edhe flet. Unë jam midis mësueses, stilimit të veshjeve dhe bojaxheshës në shtëpinë e vet.

Ardit Gjebrea: Nga të treja kë do eleminosh?

Edi Rama: Unë do eleminoj mësuesen dhe veshjet dhe do lë bojaxheshën.

Ardit Gjebrea: Je i sigurt?

Edi Rama: Po. Jam i sigurt… domethënë meqë po më thua se mund të jetë që ka fiksim që muret e shtëpisë t’i ketë nën kontroll, ngjyrën…

Ardit Gjebrea: Dhe gjithë shtëpinë e lyen Eli?

Edi Rama: Dhe gjithë shtëpinë e lyen Eli, po. Natyrisht me ndihmë, por thotë… se edhe Eli tani mos mendo që të ka thënë ty që unë zgjedh bojën dhe hipën burri në shkallë. Unë jam për…

Ardit Gjebrea: Të garantoj që kush bojaxhi apo bojaxhie në shtëpinë e vet, e lyen vetë nga fillimi në fund.

Edi Rama: Po këtu pastaj më ngatërrove një çikë.

Ardit Gjebrea: Po se kjo është e vërteta dhe mua më duhet ta them.

Edi Rama: Eli është edhe korçare më duket apo jo?

Ardit Gjebrea: Patjetër, po.

Edi Rama: Unë them që stilonte veshje dikur, Ardit.

Ardit Gjebrea: Okej, e ndërrove.

Edi Rama: E ndërrova.

Ardit Gjebrea: Je i sigurt?

Edi Rama: Nuk jam i sigurt, por them.

Rama konfirmon mbi pulsant dhe zbulohet pasaporta e Eli Farës, me vlerë 500 euro. Tashmë varet nga përgjigjja e saj nëse kryeministri do ta nisë me fitore këtë raund të parë.

Eli Fara: Më vjen keq, nuk jam./tvklan.al