sarkoziKonservatorët e djathtë të ish-Presidentit Nikolas Sarkozi triumfojnë në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në Francë.

Partia e tij mori në raundin e parë 30 përqind të votave.

Ndërsa Fronti Nacional i kryesuar nga Marine Le Pen u rendit i dyti, me 24 përqind, duke lënë pas socialistët në qeveri të Presidentit François Hollande.

Këta të fundit, sipas exit – polleve kanë siguruar një rezultat mjaft të dobët dhe janë renditur në vendin e tretë.

Zgjedhjet u zhvilluan në 101 njësi administrative të Francës. Raundi i dytë do të zhvillohet javën e ardhshme.

Tv Klan