Përbërësit:

300 gr miell

250 gr asparag

200 gr gjizë

65 gr parmixhano

40 gr borzilok

4 kallamar

3 vezë

1 domate

1 limon

Kripë

Piper

Përgatitja:

Në një tas vendosim miellin, shtojmë në të vezët, vaj ulliri, kripë, piper dhe i përziejmë derisa të përgatitet brumi. Brumin e përgatitur e mbështjellim me letër pelikul dhe e lëmë të pushojë.

Vendosim një tenxhere me ujë që të ziejë, shtojmë në të bishtat e asparagëve, lëkurat dhe i lëmë të ziejnë. Në një tas vendosim gjizën, shtojmë në të lëkurë limoni, djathë parmixhano, pjesën e tulit të domateve të prera në kubikë, pjesët e bishtave të qëruara të asparagëve të prera shumë imët dhe i përziejmë bashkë.

Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim kallamarët, shtojmë asparagët dhe pasi të skuqen i shuajmë me pak verë të bardhë. Më pas shtojmë edhe pak nga uji ku ziemë bishtat e asparagëve.

Hapim brumin, e presim me forma rrumbullake dhe e mbushim me masën që përgatitëm. Më pas i ziejmë në tenxheren me ujë ku ziemë bishtat e asparagëve për 2 minuta, i kalojmë në tiganin me kallamarë  dhe asparagë dhe janë gati./tvklan.al