Ravioli me karkalecë

Posta

Ravioli me karkalecë

13:09 27/09/2019

Përbërësit:

400 gr miell

300 gr karkalecë

200 gr djath i grirë

100 gr gjalpë

50 gr bukë e grirë

5 gr tumerik

4 vezë

2 kokrra domate

1 qepë

borzilok

kripë

piper

Përgatitja:

Përgatisim dy brumëra, një të verdhë me tumerik dhe tjetri një brumë normal paste. Ndajmë 400 gr mielli në dy pjesë. Për të përgatitur brumin normal, fillimisht marrim 200 gr miell dhe i shtojmë 2 kokrra vezë, pak vaj, kripë dhe piper. I përzjejmë të gjitha dalëngadalë për të përftuar një masë homogjene. Ndërsa për të bërë brumin e dytë marrim pjesën e miellit të mbetur dhe i shtojmë 2 kokrra vezë, vaj, kripë, piper dhe tumerik. Pasi kemi berë brumin i mbështjellim me letër kuzhine dhe i lemë të pushojnë në frigorifer për 10 minuta në mënyrë që të mund të hapen më mirë.

Fillojmë pastrimin e karkalecave. Marrim dy tasa, tek njëri prej tyre vendosim koret, kokën dhe bishtat e karkalecave. Ndërsa tek tjetri trupat e karkalecave të pastruar. I marinojmë karkalecat me kripë dhe piper dhe më pas i grijmë. Marrim një tenxhere pak të lartë dhe të gjerë, i shtojmë vaj dhe pasi nxehet hedhim hudhrën, qepën e grirë, kockat e karkalecave, kripë dhe piper duke i shtuar më pas edhe alkool. Hedhim bishta majdanozi, borziloku dhe karrotat e prera në formë rrethore. Në një tjetër tigan hedhim të gjitha perimet e grira në kubikë të vegjël duke i shtuar kripë dhe piper. Më pas shtojmë karkalecat e grirë në copëza të vogla dhe gjalpë. Pasi janë skuqur i vendosim në mikser duke i shtuar bukë të grirë për të krijuar brumin për mbushjen e raviolit.

Në një tjetër tenxhere hedhim ujin për zjerjen e pastave duke i shtuar vaj dhe kripë dhe domatet pasi t’u kemi hequr kërcellin. Pasi lëkura e tyre fillon dhe hiqet i nxjerrim nga tenxherja dhe i qërojmë. Tulin e domates e hedhim tek tenxherja ku kemi kockat e karkalecave ndërsa pjesën tjetër e grijmë në kubikë.

Nxjerrim brumin nga frigoriferi dhe fillojmë hapjen e petave. Marrim një rreth dhe bëjmë forma nga petët. Më pas nisim mbushjen dhe i hedhim në tenxhere për të zierë. Pasi janë gati i nxjerrim dhe u shtojmë vaj, piper dhe domatet e grira, duke i shtuar edhe salcën e përgatitur./tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT