Përbërësit:

300 gr miell

170 gr parmixhano

150 gr gjizë

70 gr pançetë

30 gr borzilok

20 gr sherebelë

10 gr vaj ulliri

6 të verdha veze

Kripë

Piper

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë që të ziejë. Shtojmë në të pak kripë dhe pak vaj ulliri. Më pas përgatisim brumin. Në një tas vendosim miellin, shtojmë në të vezët, kripë, piper, pak vaj ulliri dhe i përziejmë ingredientët derisa të bëhet brumi. Brumin e përgatitur e mbështjellim me letër pelikul dhe e lëmë të qëndroj për pak minuta. Në një tjetër tas vendosim të verdha vezësh, shtojmë gjizën, djathin e grirë, pak bukë të grirë, kripë, piper, borzilok të grirë dhe i përziejmë të gjithë ingredientët bashkë. Në një tigan me pak gjalpë skuqim pançetën, të cilën e shuajmë me pak konjak. Pasi të avullojë alkooli shtojmë pak ujë dhe gjethe sherbele. Hapim brumin dhe e presim në forma rrethore, e mbushim me masën e përgatitur me vezë, gjizë dhe djathë të grirë, i mbyllim dhe i ziejmë për 2 minuta. Vendosim në pjatë fillimisht pançetën e skuqur dhe mbi të raviolit e mbushura.

/tvklan.al