Re misterioze radioaktive në veri të Europës



Re misterioze radioaktive në veri të Europës

20:43 29/06/2020

Dyshohet se u përhap nga një central bërthamor Rus

Rritje misterioze e niveleve të radioaktivitetit në Europën Veriore. Konstatimi është bërë nga Autoriteti Suedez për Sigurinë nga Rrezatimi bërthamor që ka pikasur një hapësirë të gjerë që nis nga Rusia dhe prek vendet Baltike, jugun e gadishullit skandinav deri në ujërat lindore të Britanisë së Madhe, siç duket edhe në këtë hartë.

Të njëjtin shtim të radioaktivitetit kanë konstatuar edhe institute të vendeve të tjera europiane, të cilat kanë konstatuar shtim të grimcave radionuklinde. Niveli nuk është i rrezikshëm për shëndetin e njeriut. Këto grimca janë pjesë e lëndëve radioaktive që përdoren në centralet bërthamore.

Origjina është ende e paqartë. Një pjesë më e madhe e këtij asaj që mund të konsiderohet si “re bërthamore” shtrihet në lindje të Rusisë, çka ka shtuar dyshimet se ajo mund të jetë përhapur nga ndonjë central bërthamor për prodhimin e energjisë elektrike në këtë vend.

Megjithatë Moska nuk ka raportuar këtë muaj për asnjë shtim të nivelit të radioaktivitetit. Rusia është vend lider në përdorimin e energjisë bërthamore si për qëllime civile, ashtu edhe për ushtrinë. Hera e fundit që në Europë u përhap një re bërthamore ishte në vitin 1986 gjatë katastrofës së Çernobilit në Ukrainë, në atë kohë ish-Bashkimit Sovjetik.

Tv Klan




Të ngjashme