Reagime në Kosovë për kufirin me Serbinë

Reagime në Kosovë për kufirin me Serbinë

22:10 14/05/2020

Analistët: Beogradi nuk e kupton realitetin

Ka zgjuar reagime në Kosovë publikimi i vendimit të Serbisë për hapjen e kufijve në Qershor me vendet e Ballkanit Perëndimor, ku nuk përmendet Kosova. Sipas Këshilltarit të Ministrit të Punëve të Jashtme, Sabri Kicmani, ky është një sinjal që politika e Beogradit ende duke e kuptuar realitetin objektiv në Kosovë.

“Në marrëdhëniet ndërkombëtare ka një princip që është principi i reciprocitetit dhe do të ndërmarrim hapa identike për të mos e hapur kufirin me Serbinë, siç bën ajo me Kosovën”.

Analisti Arton Demhasaj thotë se Serbia asnjëherë nuk e përmend Kosovën si shtet, meqë e konsideron pjesë të saj.

“Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet dhe as kufirin me Kosovën si Serbi. Nuk besoj që ka hapësirë këtu me vendos reciprocitet sepse Serbia edhe përkundër që nuk e ka përmendur Kosovën në deklaratat e saj, por me Kosovën të parin kufi e hap pasi qytetarët serbë jetojnë në Kosovë”.  

Ndërsa 20 mantelbardhët të cilët janë kthyer prapa në kufi nga Kosova në Serbi, sipas Ministrisë së

Pashtme janë kthyer prapa pasi nuk kanë poseduar certifikatat që dëshmojnë se ushtrojnë profesionin e mjekut, respektivisht infermierit, derisa të tjerët janë lejuar të hyjnë në Kosovë.

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo