Reagime pas deklaratave të Grenell në Kosovë dhe Serbi

Reagime pas deklaratave të Grenell në Kosovë dhe Serbi

14:05 26/01/2020

Analistët: Vendet nuk janë ende gati për një marrëveshje

Diplomacia e ambasadorit Richard Grenell lëvizi disa gjëra papritmas në mes të Kosovës dhe Serbisë. Një marrëveshje e re e paralajmëruar pritet të ndodhë. Por, Serbia nuk u shpreh krejtësisht dakord për të ndaluar lobimin kundër Kosovës. 

Analisti Dushan Janjiç thotë se këto veprime mund të harxhohen shpejt, por dialogu duhet të bëhet nga Bashkimi Evropian. Grenell i është dukur i papërgatitur për biseda të nivelit politik dhe mosveprimin e politikanëve.

“Një efikasitet që gjoja po krijohet përmes marrëveshjeve për fluturimin e Lufthansës dhe më pas marrëveshjen hekurudhore. Do të duhet një vit kush do të udhëtojë përtej Zveҫanit. Hekurudha ekziston. Mendoj se do të duhet të gjejnë një gjë tjetër. Më shumë pres nga të dërguarit Palmer dhe Lajҫak”.

Serbia duhet të ndalojë me veprimet e Kosovës. Por, në këtë situatë gjithçka varet se sa të gatshme për dialog janë Fuqitë e Mëdha. Janjiç beson se politikanët e Serbisë dhe Kosovës janë të shkathët në zgjatjen e problemit, pasi diplomacia e butë nuk ka funksionuar kurrë në Ballkan.

“Konferencat ku kanë qenë të izoluar dhe ku nuk lejohet dalja deri në marrëveshje kanë funksionuar. Nëse do të jetë një konferencë në bazë të modelit të Dejtonit apo Rambujesë, është një gjë tjetër. Por, unë jam pro asaj që modeli që ekziston me BE-në të avancohet”.

Grenell në Serbi është parë pozitivisht si i dërguari i Presidentit Donald Trump. Por, e rëndësishme për serbët ka qenë që tarifat nuk janë të barabarta me lobimin serb.

Tv Klan



Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi