Pirlo: Disa skuadra mund të luftojnë për titullin

Juventus i shkaktoi Milan humbjen e parë në Serie A pas 304 ditësh. Takimi i javës së 16 i luajtur në San Siro u mbyll me rezultatin 3-1 për ekipin nga Torino. Ky rezultat sipas trajnerit të Juves, Andrea Pirlo tregon se janë disa ekipet që luftojnë për titullin.

“Nuk ka favorite siç pamë gjatë kësaj kohe. Ka shumë ndeshje, disa skuadra që mund të luftojnë për titullin, tani është Milan përpara dhe është ekipi për t’u mundur”.

Një ndeshje ritimike pavarësisht mungesave që kishin të dy ekipet. Për Stefano Pioli e Milan ky rezultat ndodh gjatë një periudhe të gjatë.

“Mund të ketë momente të tilla. Paraqitja ishte e mirë ndaj një ekipi tepër të fortë. Pësuam golin e dytë kur dukej se ishim më të rrezikshëm dhe ajo ndryshoi disi ndeshjen”.

Humbje 2-1 edhe për Inter që u dorëzua në fushën e Sampdoria pas 8 fitoreve radhazi. Mes lojtarëve shqiptarë në javën e 16 të Serie A më i miri ishte Berat Gjimshiti, i cili u vlerësua me notën 7 nga Gazzetta dello Sport për paraqitjen në fitoren 3 – 0 të Atalanta ndaj Parma.

“Një fitore me shumë vlerë. Të shënon i pari është e rëndësishme, pasi në ndeshjet e kaluara kemi pësuar dhe na janë dashur kohë të gjenim ritmin e ndeshjes”.

Napoli u mund me rezultatin 2-1 nga Spezia në shtëpi. Sukses 3-1 Roma ndaj Crotone, ndërsa Lazio u kthye te fitorja me suksesin 2-1 ndaj Fiorentina.

Tv Klan