Talebanët duan regjim islamik, banorët të pasigurt

Siç njoftoi shefi i Shtëpisë së Bardhë, trupat amerikane do të nisin tërheqjen përfundimtare pas 20 vitesh luftë në Afganistan. Vendimi ngre pikëpyetje për të ardhmen dhe sigurinë e vendit. NATO ia le në dorë afgane të ardhmen e vendit të tyre.  

Në një reportazh të BBC në territoret nën kontrollin e talebanëve, krerët e tyre e konsiderojnë largimin e trupave të NATO-s si një fitore të tyre të luftës. Pyetjes se si do të veprojnë tani, teksa negociatat me qeverinë e Kabulit janë në ngërç prej disa kohësh, ata i përgjigjen… “Talebanët e mëparshëm janë të njëjtë me talibanët e sotëm”.

Qëllimi i tyre ka qenë dhe mbetet një regjim ekstremist islamik.

“Është një situatë shqetësuese dhe njerëzit mendojnë se me largimin e trupave të huaja do të ketë sërish luftë civile. Ne duam të ruhet paqja”.

Krahas 2 500 trupave amerikane që kanë komandën e NATO-s në Afganistan, nga maji deri në shtator do të largohen të 7 mijë forcat ushtarake aleate.

Tv Klan