Reagime pas vdekjes tragjike të shqiptarit në ditën e lindjes: Nuk mund ta mendoj…



Reagime pas vdekjes tragjike të shqiptarit në ditën e lindjes: Nuk mund ta mendoj…

10:49 30/05/2020

Mëngjesin e së mërkurës një 46-vjeçar shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik në një autostradë të Italisë. Sokol Keci po udhëtonte me furgonin e tij, kur u përplas me një mjet tjetër, duke i shkaktuar plagë të rënda të cilave nuk i mbijetoi dot.

Por dhimbja për familjarët dhe njerëzit e tij të njohur u shtua pasi ditën e aksidentit që i mori jetën, ai do të festonte ditëlindjen. Mediat italiane shkruajnë se varrimi për shqiptarin do të bëhet të hënën në orën 16:00 në kishën Cornedo Vicentino.

Keci la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë, me të cilët jetonte prej 2015-s në Rosolina Mare. Ai punonte si hidraulik dhe ishte shumë i respektuar në zonë.

“Në Rosolina përshkruhej nga të gjithë si një person i zoti, punëtor dhe që gjithmonë donte të bënte mirë. duhej të ishte ditë feste, por u kthye në tragjedi”, shkruajnë mediat italiane.

Lajmi për vdekjen e tij ka tronditur miqtë dhe qytetarët e zonës.

“E njihja. E pashë disa ditë më parë dhe e njoha pasi kishte vënë maskë. E përshëndeta, por ishte me nxitim sepse duhej të largohej”, ka treguar një bashkëmoshatar.

“Nuk mund ta humbësh jetën kështu, në një aksident kur po shkon për të punuar, aq më tepër në ditën e ditëlindjes. Është çmenduri. Nuk mund ta mendoj dhimbjen që kanë familjarët e tij kur kanë mësuar lajmin. Shpresoj të prehet në paqe”, ka komentuar një zonjë tjetër./tvklan.al



Të ngjashme