Matthaus: E meritonte Erling Halaand

Lionel Messi nuk zhgënjeu parashikimet duke fituar për herë të tetë Topin e Artë. Gazeta “L’Equipe” që është bashkëorganizatore me revistën “France Football” e hap me titullin: Pafundësisht i madh. Messi e ka fituar trofeun më të rëndësishëm individual të futbollit në botë në gjysmën e rasteve ku ka qenë mes 30 finalistëve.

“Dua të falenderoj të gjithë ata që më votuan. Dua ta ndaj me shokët e përfaqësueses dhe është një dhuratë për Argjentinën. Nuk dua të harroj Haaland e Kylian, që patën një vit të pabesueshëm. Haaland ka fituar gjithçka dhe padyshim që në vitet e ardhshëm do ta çojë në shtëpi këtë çmim.”

Pikërisht fakti që nuk e mori Erling Haaland këtë vlerësim, ka sjellë edhe kundërshtime. Lothar Matthaus fitues i Topit të Artë në 1990 tha për Sky Deutschland se Haaland ka bërë më mirë se Messi gjatë të gjithë vitit dhe sipas tij ishte një vendim i padrejtë.

Lionel Messi e fitoi për herë të parë Topin e Artë në 2009 dhe në vitet e fundit ka qenë një përballje mes tij dhe Cristiano Ronaldo që këtë vit nuk u përshfi në 30 finalistët.

Tv Klan