Grupi muzikor Orkestra Kalush ka nxjerrë në ankand trofeun e festivalit

Banorët në qytetin ukrainas të Kalushit, vendlindja e fituesve të Eurovizionit  ishin në “qiellin e shtatë” pas lajmit për fitoren. Pasi Orkestra Kalush triumfoi me këngën “Stefania” kanë ardhur edhe reagimet e para të qytetarëve të cilët kanë dhënë opinionin e tyre.

“Unë dhe gruaja ime kemi pritur deri në orën 1 të mëngjesit dhe ishim të lumtur që fituam. Isha në qiellin e shtatë. Dua gjithashtu që ne ta përfundojmë luftën sa më shpejt të jetë e mundur dhe kjo për ne do të ishte një fitore edhe më e madhe”.

Pati dhe nga ata që u shprehën se ishin të sigurt se vendi i tyre do të fitonte.

“Nuk kisha dyshim se ata do të fitonin”.

Kënga “Stefania” është një këngë që ndërthur repin me muzikën tradicionale popullore ukrainase. Tradicionalisht vendi që shpallet fitues merret me organizimin e ngjarjes për vitin e ardhshëm por nuk dihet sa do të jetë në gjendje ta organizojë atë për shkak të luftës.

Sakaq, grupi i djemve kanë nxjerrë në ankand trofeun e Evrovizionit, duke thënë se të ardhurat që do mblidhen nga shitja e tij do të shkojnë për bamirësi.

Klan News