SHBA: Formimi i ushtrisë, e drejtë sovrane e Kosovës

SHBA: Formimi i ushtrisë, e drejtë sovrane e Kosovës

15:29 14/12/2018

Themelimi i ushtrisë së Kosovës ngjalli reagim të gjerë ndërkombëtar dhe qëndrime të ndryshme të fuqive të mëdha botërore. Prej fillimit të kësaj nisme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë rreshtuar në krah të Kosovës, duke dhënë bekimin për transformimin e FSK-së në ushtri.

Ambasada amerikane në Prishtinë konfirmon mbështetjen e ushtrisë, si një forcë me mandat për mbrojtjen e territorit, një e drejtë kjo sovrane e Kosovës.

Por një reagim të ndryshëm nga fuqia kryesore brenda NATO-s pati Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg–

Ndjehem i keqardhur që ky vendim u mor pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga NATO. Duke qenë se transformimi i FSK-së është në parim  një vendim i Kosovës, ne e bëmë të qartë se kjo lëvizje vjen në një moment të gabuar.

Edhe BE reagoi përmes zëdhënëses Maja Kocijančić që kritikoi vendimin e Prishtinës. Për Brukselin ndryshimi i statusit të FSK-së duhet të bëhet në një proces të ngadaltë dhe në përputhje me kushtetutën e Kosovës

Tv Klan

Të ngjashme
UKT