Reagimet për Handke, jehonë në mediat botërore

Posta

Reagimet për Handke, jehonë në mediat botërore

15:46 11/10/2019

Shoqata PEN Amerika kundër Nobelit për shkrimtarin austriak

Kanë qenë të shumta reagimet në mediat botërore për dhënien e çmimit Nobel në Letërsi për shkrimtarin austriak Peter Handke. Të përditshme presitgjoze si britanikja ‘Telegraph’ dhe ‘Ëashington Post’ citojnë në titujt e tyre kritikët që e kanë konsideruar Handken “një shfajësues të gjenocidit”.

Telegraph citon pjesë nga fjalimi i shkrimtarit austriak në ceremoninë mortore të ish-diktatorit serb Sllobodan Millosheviç në vitin 2006. Njihen botërisht masakrat ndaj myslimanëve të Bosnjes dhe genocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës, por Handke citohet të jetë shprehur se “cilido që do të ishte në pozitat e Millosheviçit, do të kishte vepruar në të njëjtën mënyrë.”

Kundër vendimit të Akademisë Suedeze të Nobelit është shprehur edhe shoqata PEN Amerika, ndër më të mëdhatë në Shtetet e Bashkuara, që mbron të drejtat e shkrimtarëve dhe njerëzve të shtypit.

“Na ka lënë pa fjalë përzgjedhja e një shkrimtari që ka përdorur zërin e tij publik për të tkurrur të vërtetën dhe për t’i ofruar ndihmë publike autorëve të gjenocideve, si ish-presidenti serb Sllobodan Millosheviç dhe ish-liderit të serbëve të Bosnjes Radovan Karaxhiç. Ndjejmë keqardhje për zgjedhjen e bërë nga komiteti i Nobelit për Letërsinë”.

Kritik është edhe shkrimtari i famshëm indiano-britanik Salman Rushdie. Përmes Tëitter, ku shpreh mbështetjen për një koment të ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara Vlora Çitaku, e cila shprehet e shokuar nga ky vendim.

Në vitin 2006, atij iu revokua çmimi Hajnrish Hajne, ndër më të rëndësishmit që jepet në qytetin gjerman të Dyseldorfit. Këshilli i qytetit votoi kundër me argumentin se Handke ishte mbështetës i Millosheviçit.

Pas marrjes së çmimit, Handke foli për radiotelevizionin shtetëror serb, ku përshëndeti të gjithë qytetarët e Serbisë për mbështetjen që i dhanë, duke shtuar se do të festonte me raki e verë të bardhë.

Tv Klan


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi