Haga paralajmeron hetime, Macro thirrje për paqe ndërsa këshilli i sigurimit mblidhet të dielen

Individët e përfshirë në përleshjet izraelito-palestineze mund të jenë në shënjestër të një hetimi të Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Fatou Bensouda prokurore në Gjykatën Penale Ndërkombëtare ka deklaruar se do të vazhdojë hetimi edhe pa bashkëpunimin e Izraelit, i cili akuzon zyrën e saj për paragjykim .

Fatou Bensounda : Këto janë ngjarje që ne po i shikojmë shumë seriozisht. Ne jemi duke monitoruar nga afër dhe kujtoj se një hetim është hapur. Kjo është vetëm për të lajmëruar njerëzit nga të gjitha anët që të mos përshkallëzohen konfliktet , të jenë të kujdesshëm për të shmangur ndërmarrjen e veprimeve që do të rezultojnë në kryerjen e krimeve të luftës.

Sipas prokurores veprat penale po kryhen nga ushtria izraelite dhe grupet e armatosura palestineze, përfshirë militantët e grupit Hamas, në Rripin e Gazës dhe në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Gjithashtu reagim i ashpër për dhunën erdhi edhe nga kreu i Elizesë Emmanuel Macron. “Dhuna në Lindjen e Mesme duhet të ndalet. Unë fuqimisht bëj thirrje për një armëpushim dhe për dialog. Unë bëj thirrje për qetësi dhe paqe “, ka shkruar presidenti francez në Tëitter.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara njoftoi se ra dakord të mblidhet për të diskutuar për situatën. “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë aktive në diplomaci në nivelet më të larta në përpjekje për të lehtësuar tensionet”, shprehet ambasadorja amerikane në OKB Linda Thomas-Greenfield në Twitter.

Gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres denoncoi hedhjen e raketave  nga Gaza drejt qendrave të populluara në Izrael dhe i bëri thirrje Izraelit të ushtrojë vetëpërmbajtje maksimale.

Klan News