Intervista e Kryeministri Edi Rama në emisionin “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e sotme ka nisur me debate dhe replika mes tij dhe panelit të gazetarëve.

Shefi i qeverisë ka debatuar me kryeredaktorin e gazetës “Panorama”, Robert Rakipllarin, lidhur me lajmin që kjo gazetë ka publikuar për fuoristradën tip “Lincoln”.

Rama kritikoi Rakipllarin për mënyrën e publikimit të lajmit dhe citimit të deklaratës së Partisë Demokratike, që akuzoi se ky automjet është i blinduar dhe në pronësi të Olsi Ramës.

Nga ana tjetër, kundërpërgjigjia e gazetarit Rakipllari ka shkaktuar reagimin epik të Kryeministrit Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama: Ti do thuash, opozita: …, Rama: …. Aty thua Kryeministri ikën me makinë të blinduar. Je ti që e thua.

Robert Rakipllari: Në cilin universitet të medias e ke mësuar këtë që ma mëson mua?

/tvklan.al