Zv/Presidenti amerikan Mike Pence ka reaguar ashpër ndaj protestuesve në mbështetje të Donald Trump, duke thënë se  ndërhyrja në ambientet e brendshme të Kongresit nuk do të tolerohet dhe personat përgjegjës do të dënohen.

Ky sulm ndaj Kongresit tonë nuk do të tolerohet, dhe personat e përfshirë do të ndiqen penalisht me të gjithë fuqinë e ligjit”, ka shkruar Pence në Twitter.

Mike Pence ishte brenda Kongresit amerikan ku zhvillohej seanca për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale. Mike Pence ishte duke kryesuar në votat për Kolegjin Elektoral, kur protestuesit mësynë brenda Kongresit. Zv/Presidenti dhe personat e tjerë që ndodheshin në seancë u evakuuan për arsye sigurie.

Protestuesit që u futën në Kongres janë mbështetës të Presidentit në detyrë Donald Trump, të cilët kundërshtojnë fitoren e demokratit Joe Biden. /tvklan.al