Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas akuzave nga mazhoranca në lidhje me koalicionin që selia blu nënshkroi këtë të hënë me Lëvizjen Socialiste për Integrim. Bardhi thotë se Ramën e ka kapur paniku sepse ka kuptuar fundin e tij.

“Edi Ramën e ka kapur paniku, sepse ka kuptuar që sot ka nisur fundi i tij. Rama e kupton që më 25 prill do të shkojë në shtëpi. Ne u bashkuam që të sigurojmë ndryshimin në Shqipëri dhe atë ndryshim do ta sjellim ne: shpresa të reja për të gjithë dhe plane serioze pune në të gjitha fushat, ku Rama ka dështuar për 8 vjet me radhë: ekonomi, shëndetësi, arsim, emigrim, infrastrukturë. Kohës tënde i ka ardhur fundi, Rama. Ka ardhur çasti të ndryshojmë”, shkruan Bardhi.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ironizoi gjatë seancës plenare koalicionin opozitar dhe tha se janë “të njëjtët njerëz që duan të ndajnë Shqipërinë copa-copa”./tvklan.al