Pas dorëheqjes së kreut të SHISH-it, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Përmes një postimi në rrjetet sociale Berisha shkruan se Visho Ajazi Lika pagoi me dorëheqje denoncimet në prokurori për lidhjet e vëllait të kryeministrit Rama me drogën, trafiqet, krimin e bandat.

Sipas ish-kryeministrit, dorëheqja e kreut të SHISH vjen në kulmin e skandalit të implikimit të Saimir Tahirit, si anëtar kryesor i bandës Habilaj dhe bllokimit të prokurorisë nga kryeministrit Rama.

Berisha thotë se kjo dëshmon tmerrin e kryeministrit nga dokumentat që Shërbimi Informativ mund të dorëzonte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për dosjen Tahiri, por edhe për vetë Ramen, që sipas tij është përgjuar aksidentalisht duke folur me trafikantë dhe për afera të mëdha korruptive, mes të cilëve edhe i vëllai i kryeministrit dhe ministra të tjerë.

Berisha, ashtu si ish-Presidenti Nishani, e konsideron jetike që të bëhet publike mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në të kundërt i bën thirje Komisionit të Sigurisë Kombëtare të marrë me urgjencë nga Shërbimi Informativ të gjithë dosjen e implikimit të Ramës, Olsit dhe ministrave të tij ne trafiqe dhe banda kriminale.

Reagimi i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

Te dashur miq, Drejtori i Sherbimit Informativ, qe i sherbeu vendit me integritet dhe perkushtim te veçante, Visho Ajazi.

Analiste dhe burime te besueshme konfirmojne se ai paguajti me doreheqjen e tij te papritur çmimin e denoncimeve ne prokurori dhe institucione te tjera si dhe informacioneve te panumerta qe faktonin lidhjet e Norieges, narko-kabinetit dhe vellaçko Olsit me drogen, trafiqet dhe krimin e bandat e tij.

Doreheqja eshte nje e drejte e çdo zyrtari. Por kjo doreheqje, ne kulmim e skandalit te implikimit te Saimir Tahirit, si anetar kryesor i bandes Habilaj, dhe bllokimit te prokurorise nga Noriega, deshmon tmerrin e Rames nga dokumentat perveluese qe Sherbimi Informativ mund te dorezonte ne Prokurorine e Krimeve te Renda per dosjen Tahiri por edhe per vet Ramen e pergjuar aksidentalisht duke folur me trafikante dhe per afera te medha korruptive si vellaçko Olsin e kokaines dhe narko-ministra te tjere.

Ne keto kushte, mbeshtes plotesisht kerkesen e ish presidentit Nishani dhe e konsideroj jetike qe te behet publike mbledhja e Keshillit te Sigurise Kombetare. Ne rast tjeter, i bej thirje Komisionit te Sigurise Kombetare te marre me urgjence nga Sherbimi Informativ te gjithe dosjen e implikimit te Rames, Olsit dhe ministrave te tij ne trafiqe dhe banda kriminale! sb  /

tvklan.al