Në një reagim për ABC News, kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku ka deklaruar me përgjegjësi të plotë se nuk ka qenë i dënuar dhe dëbuar nga asnjë vend i Bashkimit Europian.

“Me përgjegjësi ligjore dhe bindje morale deklaroj se nuk jam dënuar dhe as jam dëbuar asnjëherë nga ndonjë shtet i BE, as nga Greqia. Ndërkohë që për vite të tëra kam qenë udhëtues i shpeshtë dhe korrekt në shumë vende të BE-së, për llogari të biznesit tim familjar”, ka deklaruar Kajmaku. /ABC News Albania 24/7