Kozma Jano, njëri prej emrave të përmendur nga opozita se nuk përmbush kriteret për të qenë anëtar i Këshillit të Lartë të Gjyqësorit ka reaguar duke shprehur keqardhjen për fushatën e përbaltjes sipas tij pa asnjë fakt dhe asnjë provë.

Ai sqaron se as si individ dhe as gjatë ushtrimit të profesionit nuk ka dëmtuar asnjë person në asnjë lloj forme si gjatë diktaturës ashtu dhe gjatë demokracisë, duke sfiduar çdo kënd të provojë shpifjet e ulëta që ka artikuluar. Në të kundërt shprehet Jano, ata që ngrenë akuza duhet të kenë burrërinë politike të përgënjeshtrimit dhe faljes.

Jano thotë se kandidimi i tij për anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë vjen natyrshëm pas një karriere të gjatë profesionale si avokat dhe si kryetar i Dhomës së avokatisë në Lushnjë për një periudhë afro 24-vjeçare.

 Tv Klan