Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të pyetjeve nga Presidenti Ilir Meta, që ia kishte dërguar Ministrisë së Mbrojtjes për Sandër Lleshajn.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri ka bërë publike edhe letrën që i ka dërguar Presidentit Meta, pas kërkesës së këtij të fundit me 14 pyetje drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes.

“Duke qenë se Presidenti ka publikuar shkresën me pyetjen e tij të ndarë në plot 14 pyetje, ja edhe shkresa ime lidhur me pyetjen e Tij. Kjo ka bashkëlidhur një kërkesë të gjeneral Sandër Lleshit për Presidentin, e cila e shterron fare këtë vorbull të panevojshme. Lexim të mbarë”.