Kryeministri Edi Rama ka reaguar kundër zgjedhjes së kryetarit dhe zv/kryetarit të Akademisë së Shkencave.

Rama i quan farsë këto zgjedhje dhe thotë:

“Meqë “Akademia” zgjodhi farsën uroj të gjejnë dhe fondet për vijimin e farsës!Fondet tona do t’i shkojnë universitetit për kërkim shkencor”.

Më herët gjatë ditës së sotme, Kryeministri Edi Rama deklaroi se Akademia e Shkencave duhet të reformohet, në të kundërt nuk do të ketë fonde dhe do të duhet të dorëzojë ndërtesën.

Sipas tij, rrokada në drejtimin e Akademisë është një farsë. Gudar Beqiraj që ishte zv/kryetar u zgjodh kryetar, dhe kryetari Muzafer Korkuti u zgjodh nënkryetar.

Edhe akademiku Artan Fuga kundërshtoi ashpër këtë proces, që gjithashtu e quajti farsë duke ndarë të njëjtin mendim me Kryeministri Edi Rama.

/tvklan.al