Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook, bashkangjitur dhe një videoje nga fjala e shefes së Operacionit Ndërkombëtarë të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera.

Rama thotë se për Shqipërinë nuk ka 15 kushte për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësimin në BE dhe ata të cilët i mëshojnë këtij fakti, e bëjnë për qëllime politike.

“Për të gjithë ata që e këndojnë apo e përsërisin pasi e dëgjojnë, këngën e 15 kushteve për nisjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian, nuk ka 15 kushte dhe kush e përsërit atë këngë ka thjesht qëllimin politik të luftës qorre me qeverinë… Zonja Calavera flet në emër të Komisionit Europian”.

“Të 15 kushtet janë shumë të rëndësishme për përparimin e Shqipërisë, por unë mendoj se ne duhet t’i diferencojmë ato. Nuk janë 15 kushte për të hapur raundin e parë të bisedimeve. Ka kushte që janë shumë të rëndësishme përpara hapjes së bisedimeve dhe kushte të tjera që duhet të plotësohen në përparimin e Shqipërisë drejt Europës. Të gjitha këto kushte do të relfektohen në procesin e bisedimeve në konferencën ndërqeveritare dhe ato që do të diskutohen me anëtarët e BE në Këshill”, shprehet në fjalën e saj Calavera. /tvklan.al