Një ditë pas konfirmimit të mbështetjes se Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe lajmit nga ana e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, se NATO do të qëndrojë në Kosovë, ka ardhur edhe reagimi i Serbisë.

Mediat serbe janë hapur me tituj mbi formimin e Ushtrisë së Kosovës, sipas porosisë së Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes.

Gazetat Serbe, “Blic”, hapet me titullin “Qeni i tërbuar i Trumpit porosit formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës”, ndërsa në brendësi të shkrimit thuhet:

“James Mattis, porosit që para zvogëlimit të pranisë së forcave amerikane në Kosovë, forcat vendore të Kosovës duhet të marrin mandatin për mbrojtjen e vendi

t”, shkruan “Blic”.

Edhe gazeta “Danas”, thotë se qëndrimi i administratës amerikane karshi Kosovës mbetet i pandryshueshëm.

Ndërsa, agjencia e pavarur e lajmeve “B92”, lajm kryesor ka deklaratën e Sekretarit të Mbrojtjes se po formohet Ushtria e Kosovës.

Në një raport drejtuar Senatit, Mattis theksoi nevojën për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri. Gjenerali shprehu mbështetjen për dialogun Prishtinë – Beograd dhe pohoi se njohja e sovranitetit të Kosovës nga Serbia do të adresohet para anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Tv Klan