Reagon shkaku i sherrit mes Wanda-Icardi



Reagon shkaku i sherrit mes Wanda-Icardi

22:00 21/10/2021

Eugenia Suarez: Ai është një gënjeshtar, më tha këto gjëra

“Molla e sherrit” mes çiftit të njohur Wanda-Icardi, aktorja Eugenia Suarez, ka shpërthyer në Instagram, duke dhënë versionin e saj me fakte. Aktorja është shprehur: “Unë po e shkruaj këtë për të ndalur gënjeshtrat, dhunën dhe shikimet shtrembër në ndërtimin e një historie të manipuluar për të bërë të kaloj edhe një herë, si cjapi te kasapi”.

Ajo akuzon sulmuesin argjentinas për të gjithë këtë histori. “Është e lehtë të më bësh të ndihem keq duke m’i kaluar mua përgjegjësitë. Çmimi i mbrojtjes së imazhit të një familjeje paguhet nga unë, jo nga ai që bërë gabimin. Kështu të gjitha janë në rregull”.

Gjithashtu ajo ka diçka edhe për ata që nxjerrin lajme të rreme.“Çdokush që përfiton nga kjo situatë në kurriz të jetës dhe karrierës sime personale do të paditet për riprodhimin e informacionit të rremë. Ajo që ndodhi nuk është një situatë që e kam filluar unë, as nuk e kam nxitur, as provokuar”.

Në postimin e saj, aktorja ka lënë të kuptohet se Icardi i ka thënë asaj se është në prag të ndarjes me bashkëshorten aktuale. “Unë jam lidhur me burra sepse i kam besuar ato që kanë thënë, se ata ishin të ndarë ose do të ndaheshin së shpejti”,  përfundon Suarez duke ia kaluar topin sulmuesin argjentinas.

Klan News








Të ngjashme