Reagon Tahiri: Më jepni kohë ta përtyp vendimin, prisni deri nesër (Video)

Reagon Tahiri: Më jepni kohë ta përtyp vendimin, prisni deri nesër (Video)

22:11 19/09/2019

Në dalje nga Gjykata për Krimet e Rënda, Saimir Tahiri kërkoi kohë për të përtypur vendimin e 3 gjyqtarëve, të cilët përfundimisht vendosën ta dënojnë ish-ministrin me 3.4 vjet shërbim prove.

“Gjykata më tha që nuk jam kriminel, nuk jam trafikant, nuk jam pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, por meqenëse disa kushërinj të mi kanë përdorur emrin tim, kam shpërdoruar detyrën. Më lini ta përtyp pak. Sepse as qesh dot, as qaj dot, por nesër po ju ftoj që të ndajmë bashkë disa mendime. Po ku di unë, mu duk një gjë tipit, je i pafajshëm, por s’kemi këllqe të ta themi. Prisni deri nesër, unë nesër do të komunikoj me mediat”.

“Dy vjet jam hetuar si pjesë e një grupi kriminal që kam bërë trafik droge, sot gjykata thotë jo nuk e ke bërë këtë, nuk je as pjesë e grupit kriminal, nuk je as trafikant, nuk ke ndihmuar në trafik droge, nuk ke bërë trafik droge. Po me aq sa dëgjova dhe arrita të kuptoj, meqë kushërinjtë paskan përdorur emrin tim, unë kam shpërdoruar detyrën. Çfarë t’ju them, Zoti ju ruajt dhe juve, mos iu përdortë njeri emrin se e hëngrët.

Kjo tha Tahiri është vetëm maja e betejës, duke refuzuar që ta konsiderojë fitore vendimin e sotëm të gjykatës.

“Unë nuk konsideroj asgjë fitore, kjo është vetëm maja e betejës time. Po prisni deri nesër, edhe mua më duhet kohë ta kuptoj këtë që ndodhi. Më la pa fjalë sesi gjykata më quajti mua përgjegjës për shpërdorim detyre, përse disa kushërinj të mi përdorën emrin tim. Duhet të gjej edhe unë një shteg sesi ta lexoj vendimin e gjykatës, sepse e kam të pamundur sot”.

Më duhet ta kuptoj, është si të shkosh në një provim, mësuesja të të thotë që ke mësuar shumë mirë, po hajd po të vej një 5″.

Ish-Ministri e cilësoi vendimin e gjykatës qesharak, ndërsa tha se do ta apelojë atë.

“Do të ishte shumë më fisnike ta kishin bërë si burrat të më dënonin për trafik dhe t’i binin shkurt, kështu është edhe qesharake”./tvklan.al


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori