Urdhri i Mjekut të Shqipërisë ka reaguar duke sqaruar se 10 mjeket të cilët në këto momente po japin kontributin e tyre në luftën kundër Covid – 19 në Spitalin e Brescias në Itali, janë anëtarë të tij.

Të gjithë mjekët vullnetarë janë të pajisur me Licensën për ushtrimin individual të profesionit nga UMSH, thuhet në këtë deklaratë.

“Ne sigurojmë publikun se mjekët vullnetarë që po japin kontributin e tyre kanë të drejtë të ushtrojnë profesionin si mjekë në Shqipëri, si edhe në vende të tjerë të botës”. /tvklan.al