Reagime nga e gjithë politika në Kosovë

Politike dhe të pabazuara i ka cilësuar pretendimet e prokurorit special kreu i PDK-së Kadri Veseli, i cili është përmendur me emër bashkë me presidentin Hashim Thaçi, si ndër personat e parë të akuzuar nga Prokuroria Speciale, bazuar në pretendimet e Dick Marty-t.

Megjithatë në aktakuzë nuk përmenden edhe emrat e personave të tjerë të akuzuar, por është lënë të nënkuptohet se ka edhe të tjerë.

Veseli, veprimin e Prokurorisë Special për publikimin e aktakuzës, dy muaj pasi e ka ngritur atë, e quan të paprecedentë, duke thënë se prokurori e ka lëshuar deklaratën para se gjykata t’i konfirmojë ose rrëzojë akuzat që prokurori pretendon.

Ka reaguar edhe kreu i LDK-së Isa Musafa. Për LDK, lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë për ta mbrojtur Kosovën. Në mbrojtje të Thaçit e Veselit ka dalë edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ndërsa për kreun e Nismës, Fatmir Limaj deklarata e prokurorisë ishte e motivuar politikisht. Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka paralajmëruar mundësinë e mbajtjes së protestave.

Tv Klan