Real bie nga kreu

Real bie nga kreu

18:45 20/10/2019

Madrilenët munden nga Mallorca

Me humbjen 1-0 përballë Mallorca, Real Madrid jo vetëm që pësoi disfatën e parë në La Liga por gjithashtu humbi edhe kryesimin e kampionatit që u mor nga Barcelona që fitoi 3-0 në transfertën e Eibar.

Një ndeshje shumë e dobët për Los Blancos që nuk po arrijnë që të dalin nga kriza në të cilën ndodhen. Trajneri Zinedinë Zidane po bën të pamundurën për të kthyer edhe një herë në shina ekipin.

Tekniku ndërroi disa nga lojtarët dhe gjithashtu përdori një modul të ri, por sërish skuadra nuk dha shenja pozitive. Real Madrid me sa duket ka nevojë për një riformatim që në themel që të kthehet edhe njëherë tek suksesi. Zidane shpreson që në muajin Janar të marrë mesfushorin që po e kërkon me aq ngulm në mënyrë që loja e madrilënëve të këtë më shumë rrjedhshmëri.

Aktualisht Real Madrid ndodhet në vendin e dytë në La Liga me 1 pikë më pak se Barcelona. Sfida e radhës për formacionin e drejtuar nga Zizu do jetë përballë Gallatasaray në Ligën e Kampioneve. Për 13 herë fituesit e këtij kompeticioni fitorja është i vetmi rezultat që vlen pasi në të kundërt kualifikimi në fazën me eliminin direkt komplikohet ndjeshëm.

Tv Klan




Grupi
LAJMET

Të ngjashme


Grupi