Fitojnë Inter dhe Arsenal, Copenhagen befason United

Pak surpriza në takimet e mbrëmjes në Champions League. Real madrid fitoi 3-0 ndaj Bragës për të kaluar kështu në turin tjetër pas 4 fitoreve në grup. Diaz realizoi golin e parë të takimit ndërsa u kompletua në pjesën e dytë nga Vinisius dhe Rodrigo.

Kopenhagen shkaktoi befasinë, teksa mposhti në limite 4-3 Manchester Juanjtid. Fitore që e bën tepër intersante grupin që kryesohet nga Bayern Munich. Gjermanët fituan ndaj Gallatasaraj dhe u kualifikuan më tej.

Fitore të pastër 2-0 regjistroi Arsenali ndaj Sevijës. Anglezët janë shumë pranë kualifikimit pas kësaj fitoreje, pasi kryesojnë me 9 pikë. Në ndjekje të tyre gjenden PSV që ka 5 pikë pas fitores ndaj Lens. Edhe francezët gjenden në kuotë të njëjtë pikësh. Fitore shënoi edhe Inter 0-1 ndaj Salzburgut për tu kualifikuar në raundin e radhës të Champions League.

Klan News