Fituesit e Ligës së Kampioneve dhe ata të Ligës së Europës përballen sot në mbrëmje në Helsinki për trofeun

Real Madridi dhe Eintraht Frankfurti do të ndeshen në stadiumin “Olimpik” të Helsinkit në finalen e Superkupës UEFA. Trajneri italian i fituesve të Ligës së Kampioneve, Karlo Ançeloti synon që ta fitojë këtë trofe për herë të katërt.

Do të hedh në fushë ekipin që fitoi Ligën e Kampioneve. Kam një a dy dyshime, ndoshta tre. Dy lojtarët që kam në konferencë për shtyp, mendoj se do të luajnë, nëse duan”.

“Galaktikët” duan që ta nisin sezonin me një trofe të rëndësishëm dhe ndihen gati pas përgatitjeve.

Ndërsa tekniku i fituesve të Ligës së Europës Oliver Glasner theksoi se skuadra e tij e ka potencialin që ta mposhtë Realin në këtë finale.

Ekipi gjerman e ka lënë pas humbjen në takimin e parë të Bundesligës 6-1 kundër Bajern Mynihut, e synon që të fitojë trofeun e parë në këtë sezon.

Duam të luajmë në mënyrë kompakte në mbrojtje, pasi kemi respekt për sulmin e madrilenëve. E prapë, duam të futemi në fushë me besim te vetja”.

Për gjermanët nuk do të luajë Filip Kostiç, i cili tranferohet te Juventusi.

Kjo ndeshje do të jetë e veçantë, pasi do të përdoret teknologjia VAR edhe për rastet e pozicionit jashtë loje.

Reali luan finalen e tetë në këtë kompeticion, ndërsa e ka ngritur trofeun katër herë.

Ekipi gjerman synon që të hakmerret ndaj “Galaktikëve” për humbjen e pësuar më 18 Maj të 1960-ës, ku u mundën në finalen e Kupës Europiane në “Hampden Park” 7-3.

Klan News