Sulmuesi brazilian ka gjetur pak hapësira te Tottenham, “ Galaktikët” gati të bëjnë ofertë në verë

Real Madrid po e ndjek yllin brazilian Riçarlison me vëmendje, ndërsa ka në plan që të bëjë një ofertë në verë.

Sulmuesi ka pasur probleme te Tottenham që kur iu bashkua klubit në Qeshorin e 2022 nga Everton, pasi është aktivizuar pak. Për më tepër që ende nuk e ka gjetur golin për “Spurs” në Premier League.

Shuma prej 68 milionë eurosh e paguar nga Tottenham habiti jo pak, ndësa braziliani nuk ka plotësuar pritshmëritë.

Shumica e paraqitjeve të tij kanë filluar nga stoli, ndërsa ai e ka nisur si titullar në vetëm pesë ndeshje.

Sipas ESPN, “Los Blankos”, kërkojnë që të forcojnë raportin e tyre ofensiv e do të tentojnë të marrin 25 vjeçarin.

“Galaktikët” kanë shfaqur vështirësi në këtë sezon, ndërsa renditen në vend të dytë në La Liga, me Barcelonën që ka 11 pikë më shumë, ndërsa objektivi për të mbrojtur titullin kampion duket i vështirë për t’u arritur.

Një emër tjetër që po ndiqet nga “Los Blancos” është serbi Dushan Vlahoviç. Që kur ai u bë pjesë e Juventusit në Janar 2022, ka shënuar 18 gola në 40 takime.

Klan News