Real kërkon Sanchon, ofron 116 milionë Euro për 19-vjeçarin

Posta

Real kërkon Sanchon, ofron 116 milionë Euro për 19-vjeçarin

22:18 05/11/2019

Daily Mail ka zbuluar se Borusia Dortmund është në kërkim të një lojtari, i cili të zëvendësojë sulmuesein Jadon Sancho në merkaton e verës.

19 –vjeçari anglez është një prej yjeve të klubit gjerman, i cili shihet si një nga talentet më premtuese në botën e futbollit.

Për këtë fakt mediat angleze theksojnë se Real Madid do të kërkojë të marrë shërbimet e Sancho verën e 2020.

19-vjeçari kaloi dy sezone tek Manchester City, ku nuk pati një arritje të madhe për të kaluar një përvojë të re tek Bundesliga gjermane. Sancho në 14 ndeshje të luajtura në këtë sezon për ekipin e Dortmundit ka shënuar 4 gola, duke dhënë 7 asiste për skuadrën. Ai vitin e kaluar shënoi 13 gola dhe 19 asiste në 43 ndeshje. Shifra të frikshme këto për një 19-vjeçar që vlera e kartonit i kap 100 milionë Euro.

Sancho ka një përvojë tashmë në ndeshjet për Ligën e Kampionëve, por ka fituar edhe besimin e trajnerit të Gareth Sathgeit, duke e ftuar si titullar me përfaqësuesen angleze.

Real Madrid është gati t’i bëjë një oferë skuadrës gjermane, rreth 116 milionë Euro. Alernativa për Zinedine Zidane mbeten Mbappe dhe Stërling. 

Por në garë janë ekipet si Manchester United, të cilët po kalojnë një sezon të keq pas largimit të dy sulmuesve këtë verë, siç ishte Alexis Sanches dhe Romelu Lukaku. Ku kërkojnë me ngut shërbimet e Sancho. Në këtë garë nuk do të mungojnë as gjigandët e Francës, PSG, duke shpresuar ta sjellin në Paris 19-vjeçarin.

Klan Plus


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi