Fitojnë Bayern, Liverpool dhe Manchester City

Real Madrid mori pikën e parë në këtë sezon të Champions League. Madrilenët barazuan 2 – 2 me Borussia M’gladbach këtë të martë. Real shpëtoi nga humbja në minutat e fundit të takimit falë golave të realizuar nga Benzema dhe Casemiro.

Inter u ndal në një tjetër barazim, kësaj here pa gola në fushën e Shakhtar Donetsk. Skuadra italiane edhe pse pati raste nuk arriti të merrte një fitore. Bayern Munchen, kampioni në fuqi i aktivitetit fitoi 2 – 1 me Lokomotiv në Moskë.

Ekipi gjerman është me pikë të plota pas 2 javëve, ashtu si Liverpool që mundi 2 – 0 Midtjylland dhe Manchester City triumfoi 3 – 0 në fushën e Marseille. Fitore me përmbysje 3 – 2 e Atletico Madrid me Salzburg, ndërsa Atalanta barazoi 2 – 2 me Ajax.

Tv Klan