Ekipi anglez fiton përballjen e parë në “Santiago Bernabeu”

Manchester City arriti një fitore të rëndësishme 2-1 në fushën e Real Madrid në Champions League. Suksesi i ekipit anglez në “Santiago Bernabeu” u arrit me përmbysje, duke hedhur një hap drejt fazës çerekfinale. Megjithatë të dy trajnerët, Guardiola dhe Zidane thonë se takimi i kthimit do të vendosë gjithçka.

“Pësuam një gol që mund ta shmangnim, pastaj shënuam në momentin kur Real po luante mirë. Asgjë nuk ka përfunduar, nëse është një ekip që mund ta përmbysë, është Real Madrid”.

“Jemi të nevrikosur për humbjen, por e dimë që kjo përballje vlen 180 minuta dhe do të ishte njëlloj sikur të kishim fituar”.

Disfatë në transfertën e Lyon për Juventus. Triumfi 1-0 i ekipit francez mund të quhet një surprizë. Ndeshjet e kthimit do të luhen më 17 Mars.

Tv Klan