Reali i Madridit e mbyll me fitore vitin 2015. Madrilenët mundën, por jo pa vuajtje, Sociedadin, me rezultatin 3 – 1 në takimin e zhvilluar në “Santiago Bernabeu”. Ronaldo në këtë takim shënoi 2 gola, por gaboi edhe në goditjen një penalltie.
Një sukses që qetëson pak situatën te Real i Madridit, që kohët e fundit ka vendosur në diskutim pozicionin e trajnerit Rafa Benitez, i cili u kontestua nga tifozët.
Në vendin e parë në La Liga mbetet Barcelona që mundi 4 – 0 Real Betisin. Pas saj renditen Atletiko dhe Reali i Madridit me pikë të barabarta. Edhe ekipi i Simeones fitoi me rezultatin 2 – 0 derbin me Rajo Vajekanon.
Tv Klan