Real_Madrid_2921595bReal Madrid është kampion i Europës. Ka qene nje finale dramatike ajo qe u luajt ne Lisbone. Një ndeshje plot emocione e përcjellë direkt nga Klan dhe Klan HD.

Skuadra e Ancelotit barazoi gjithcka ne minutat e fundit te kohes se rregullt dhe ne kohen shtese triumfoi me rezultatin 4 – 1 Atletikos se Madridit.

Atletico është mbështetur vetëm për 9 minuta tek Diego Costa, i cili la fushën duke u zëvendësuar nga Adrian Lopez.

Diego Godin kaloi në avantazh Atletikon me golin e shënuar në minutën e 36’. Mbrojtësi uruguajian ka qenë edhe shënues në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Barcelona duke i dhënë triumfin ekipit të tij në La Liga. Futbollistët e Real edhe pse kanë patur disa mundësi shënimi me anë Cristiano Ronaldo e Gareth Bale, të cilët nuk kanë mundur ta kalojnë madrilenet ne avantazh.

Ekipi i Diego Simeone ka ruajtuar avantazhin deri në minutën e 93’ kur Sergio Ramos ka rindezur shpresat e Real për La Decima. Revanshi i Real nisi në pjesën e dytë shtesë.

I pari ka shënuar uellsiani Gareth Bale. Më pas Marcelo dhe Cristiano Ronaldo kanë vulosur fitoren e shumëkërkuar. Ky triumf është një arritje e kërkuar me ngulm nga Real Madrid që kishte 12 vjet që nuk fitonte këtë aktivitet.

Ekipi i Carlo Ancelotit arrin të përmbushë objektivin më madhor, të fitojë Champions Ligen e dhjetë, ose sic e kane quajtur te gjithe La Decima. Te gjitha keto emocione u percollen direkt ne Klan dhe Klan HD ne nje transmetim maratone qe nisi nga ora 20.10 deri ne ngritjen e trofeut.

Tv Klan