Real Madrid konfirmohet mbret i Kontinentit duke siguruar trofeun e parë të sezonit, Superkupën e Europës. Los blancos mundën 2-1 Manchester United. Në takimin e luajtur në stadiumin “Filipi i dytë”.

Goli i parë erdhi nga Kasemiro, i cili shfrytëzoi më së miri një kros të gjatë të Dani Karvahal. Me fillimin e së dytës, teksa mendohej se skuadra e Mourinho do të reagonte erdhi goli i dytë për Real. Kombinimi mes Isko dhe Bejl theu mbrojtjen e anglezëve.

10 minuta më pas, lojtari më i shtrenjtë i Premier League, Romelo Lukaku iu shmang markimit të mbrojtjes së Real dhe hapi shpresat e Manchester duke shënuar. 7 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt, Cristiano Ronaldo u fut në lojë si zëvendësues i Benzema.

Portugezi nuk ndryshoi fatin e ndeshjes. Minutat e fundit i shërbyen Realit për të qetësuar lojën ndërsa Manchester u përpoq të merrte zotërimin e topit, por pa mundur të ndryshojnë diçka, edhe pse arbitri akordoi shtatë minuta shtesë.

Tv Klan