Edhe pse për momentin është në vendin e dytë në kampionat dhe me një paraqitje me lëkundje në ndeshjet e fundit, Real Madrid është klubi më i madh në botë.

E thotë “Francë Football” që ka marrë në analizë klubet duke peshuar trofetë e fituar, financat, numrin e tifozëve, praninë në stadiume, vlerën e klubit, rrjetet sociale madje edhe trofetë individualë të çdo futbollisti.

Në fron janë kampionët aktualë të Europës që pasohen nga rivalët e tyre më të mëdhenj, Barcelona që renditet e dyta. Katalanasit kanë që nga viti 2015 që nuk arrijnë të fitojnë një trofe në kontinent dhe kjo ka ndikuar edhe në renditjen e France Football. Podiumi plotësohet nga anglezët e Manchester Uited.

Premier Leauge përfaqësohet në këtë renditje edhe nga Liverpool, Chelsea, Manchetser City dhe Arsenal. Vendi i katër për gjigandët gjermanë të Bayern Munich, i gjashti për Juventus ndërsa për PSG është rezervuar vendi i 7.

Tv Klan