Los Blancos do të shpenzojnë 50 mln euro për mbrojtësin

Real Madridi e ka prioritet ta përforcojë repartin e mbrojtjes për edicionin e ardhshëm.

Los Blancos pritet të bëjnë ndryshime të mëdha në prapavijë dhe largime të shumta do të ketë nga skuadra.

Sergio Ramos, Raphael Varane e Eder Militao janë tre lojtarët që pritet të largohen nga Santiago Beranbeu në verë.

Kampioni në fuqi i Spanjës synon të përforcohet në radhët e mbrojtjes me mbrojtësin spanjoll, Pau Torres që po shkëlqen me Villarealin.

Për të arritur deri tek qendërmbrojtësi spanjoll, Reali do të duhej të shpenzonte rreth 50 milionë euro.

Vlen të përmendet se interesim për spanjollin kanë shfaqur edhe Chelsea, Bayern Munich dhe Manchester United. 

Klan News