Real Madrid kërkon përforcime

AMSTERDAM, NETHERLANDS - FEBRUARY 13: Donny van de Beek challenges Luka Modric of Madrid during the UEFA Champions League Round of 16 First Leg match between Ajax and Real Madrid at Johan Cruyff Arena on February 13, 2019 in Amsterdam, . (Photo by Lars Baron/Getty Images)
Posta

Real Madrid kërkon përforcime

08:33 04/10/2019

Synon të afrojë Eriksen dhe Van de Beek

Pavarësisht se kryeson La Liga, Real Madrid nuk po jep të njëjtin rezultat në Champions League.

Në 2 ndeshjet e para ka marrë vetëm 1 pikë dhe mbyll grupin.  Në këtë mënyrë Zinedine Zidane po mendon që të forcojë ekipin që në janar. Christian Eriksen, i cili prej kohësh është një objektiv i madrilenëve mund të afrohet që në janar, sipas asaj që shkruan gazeta “Marca”.

Marrëveshja e mesfushorit me tipare sulmuese me Tottenham është e vlefshme deri në Qershor të 2020 dhe nëse Spurs duan të përfitojnë para duhet ta largojnë në merkaton e dimrit.

Një alternativë tjetër është Donny van de Beek, mesfushori 22-vjeçar i Ajax. Van de Beek është një dëshirë edhe e Manchester United e Tottenham, kështu që Real Madrid duhet të kalojë konkurrencën për këtë futbollist që vlen të paktën 50 milionë euro.

Tv Klan


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT