Francezi del jashtë planeve të Perez, frikë paga dhe përçarja e skuadrës

Kylian Mbappe nuk do të luaj për Real Madrid, të paktën për momentin. Është ky lajmi që po qarkullon në mediat spanjolle, që konfirmojnë se tashmë palët kanë vendosur të ndërpresin negociatat. Paga e majme e francezin duket se është një problem i madh. Edhe mosha 24-vjeçare konsiderohet e lartë tashmë në Madrid. Arsyeja ka të bëjë me politikën e transferimeve që po ndjek klubi, i fokusuar tek të rinjtë duke rinovuar kontratat me Vinisius, Rodrigo, Kamavinga dhe Valverde, së cilës i shtohet edhe ardhja e Endrick. 

Të gjithë më të rinj se Mbappe i cili së shpejti do të mbushë 25 vjeç dhe për këtë arsye mund të jetë jashtë objektivit të vendosur nga Merengues. Por, këto nuk janë faktorët e vetëm që po pengojnë Mbappe për të udhëtuar drejt Spanjës dhe firmosur me Realin. Transferimi i nënkampionit të Botës do prishte atmosferën në skuadrën spanjolle, diçka që presidenti Florentino Perez tenton ta shmangë. Në të tilla kushte, Mbappe ka dalë jashtë objektivit të spanjollëve, të cilët kanë hedhur sytë nga Bundesliga. Aty, në shenjestër kanë përfunduar Musiala i Bayern Munich dhe Sesko i Lajpzig.

Klan News