Real Madrid arriti triumfin e 12-të në Champions League dhe të dytin radhazi, diçka që nuk ndodhte prej vitit 1990.

Një sukses i merituar përballë Juventus me rezultatin 4 – 1, me rivalin që luajti si i barabartë vetëm gjatë pjesës së parë që u mbyll në barazim 1 – 1. Cristiano Ronaldo i cili realizoi 2 herë në finalen e zhvilluar në Kardif ishte një nga më të mirët në fushë. Ai meritoi edhe përgëzimet e Sir Alex Ferguson në fund të takimit.

Skuadra e Zinedine Zidane kishte një mbrojtje të sigurtë dhe një kundërsulm të befasishëm. Juventus nuk kishte pësuar kaq gola gjatë të gjithë sezonit të Champions League.

Suksesi i Real Madrid u festua në sheshin Sibeles në kryeqytetin spanjoll, aty ku mbidhen për çdo sukses tifozët e ekipit.