Sulmuesi spanjoll do të huazohet për një sezon të “Los Blancos”, pas akordit me Espanyol

Real Madrid ka firmosur me sulmuesin Hoselu nga Espanyol, pasi klubi zbriti një kategori më poshtë. Los Blankos kanë të drejtën që ta blejnë 33-vjeçarin në fund të sezonit të ardhshëm. Sulmuesi luajti dy sezone në ekipin e dytë të Real ‘Castilla’ nga 2009-2012 dhe bëri dy paraqitje për ekipin e parë përpara se të bashkohej me skuadrën gjermane Hoffenheim.

Hoselu, i cili gjithashtu ka luajtur te Stoke City dhe Neëcastle  në Angli, realizoi 16 gola në 33 paraqitje për Espanyol sezonin e kaluar dhe u grumbullua me përfaqësuesen spanjolle në Mars. 33-vjeçari ishte golashënuesi më i mirë spanjoll në La Liga. Ai kontribuoi në suskesin e Spanjës në Ligën e Kombeve, duke shënuar golin e fitores në gjysmëfinale kundër Italisë.

Real Madridi njoftoi se ceremonia e prezantimit të Joselu si lojtar i ri i Real Madridit do të zhvillohet të martën. Me 58 gola në La Liga, 22 në Bundesligë dhe 10 në Premier Ligë, 33 vjecari do të sjellë eksperiencën e tij te “Los Blankos”.

Klan News