Real Madrid është në krizë të thellë. Skuadra e Lopetegui u mund në sekondat e fundit në fushën e Deportivo Alaves me rezultatin 1 – 0 të shtunën.

Courtois pati një pjesë të përgjegjësisë, pasi me daljen e tij la të boshatisur portën. Real Madrid ka marrë vetëm 1 pikë në 3 ndeshjet e fundit në La Liga.

Bayern Munchen dështon sërish në kampionat. Humbja 3 – 0 në “Allianz Arena” e shkaktuar nga Borussia Monchengladbach është e dyta radhazi në Bundesliga pas asaj me Hertha në Berlin. Me këtë disfatë Bayern zbret në vendin e pestë në renditjen që kryesohet nga Borussia Dortmund, por diferenca është vetëm 3 pikë.

Manchester United i Mourinho arriti të kthehet te fitorja në shtëpi. Një sukses me përmbysje me rezultatin 3 – 2 ndaj Newcastle në javën e tetë të Premier League. Golave të miqve në pjesë e parë vendasit iu kundërpërgjigjën në të dytë. Sanchez vendosi fitoren në minutat e fundit dhe sjell pak qetësi te Manchester United që po kalon kohë të vështira, ku është diskutuar edhe shkarkimi i Mourinho.

Tv Klan