Kampionët marrin vetëm një pikë, kreu mbetet në -5

Real Madrid e ka nisur me një barazim 1-1 muajin mars. Pas një paraqitjeje fenomenale në muajin shkurt, ku fituan çdo takim, kampionët në fuqi të Spanjës bënë një hap fals në rrugën drejt mbrojtjes së titullit.

Real Madrid u ndal 1-1 përballë Real Sociedad, në një takim që mund edhe ta kishin humbur. Portu kaloi në avantazh në minutën e 55-të, me një goditje me kokë.

Kjo rriti sulmet e Real Madrid, që tentuan me çdo mënyrë shënimin e golin. Tentativa që u konkretizuan në minutën e 89-të, me Vinicius që shënoi golin e barazimit dhe çliroi nga makthet skuadrën kryeqytetase.

“Na u desh që të ndryshonim gjërat në fushën e blertë, pasi skuadra ndjeu lodhje. Zëvendësimet shërbyen për mirë. Kishim 3 ose 4 shanse për të shënuar. Tani duhet të qetësohemi dhe të përgatitemi për derbin me Atletikon”, tha Zidane.

Disfatë e shmangur, megjithatë nuk mund ta bëjë Real Madridin të lumtur.

Pas 25 javësh, Real gjendet në vendin e dytë me 53 pikë, aq sa Barcelona dhe -5 nga Atletiko Madrid kryesues që ka një takim më pak dhe është kundërshtari i radhës për djemtë e drejtuar nga Zinedine Zidane.

Klan News