Betis surprize të hidhur për Xavi, Majorka befason Atletiko Madrid

Real Madrid duket se nuk ka rival në garën për titull në La Liga. Skuadra kryeqytetase mposhti pastër 2-0 një kundërshtar direkt si Real Sociedad në transfertë, duke treguar edhe njëherë se është pretendenti kryesor për të fituar trofeun në fundin e sezonit. Benzema la fushën duke çaluar, teksa Real kishte një marsh më shumë se kundërshtari në fazën ofensive.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, pavarësisht tentativave nga Vinisues, i cili zhbllokoi sfidën në minutën e 47-të. Braziliani po bëhet gjithnjë e më deçiziv në javët e fundit, teksa shndërroi në gol një pasim të artë nga Luka Joviç. Ishte pikërisht futbollisti serb ai që shënoi golin e dytë dhe atë të fitores. Real ka 39 pikë në krye të renditjes, i distancuar me 8 pikë nga ndjekësit.

Real Betis bëri surprizën në ‘Camp Nou’, ku mposhti 1-0 Barcelonën dhe i shkaktoi humbjen e parë trajnerit Çavi në stol. Goli i vetëm i sfidës u shënua nga Huanmi në minutën e 79-të. Betis ngjitet në vendin e tretë me 30 pikë. Disfatë pësoi edhe Atletiko Madrid, 1-2 në shtëpi përballë Majorkës.

Ishin kryeqytetasit ata që kaluan të parët në avantazh, gjithsesi, skuadra ishullore arriti që të reagojë dhe të shënojë dy herë. Kjo humbje e lë ekipin Los Kolçeoneros në vendin e katërt me 29 pikë.

Klan News